Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard

Futboll

Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:14
Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard

Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard.

Norvegjezi, i përjashtuar nga Zidane nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcoyano, ka kërkuar të largimin nga klubi "merengues" për shkak të mungesës aktivizimit nga trajneri i "Los Blancos".

Odegaard nuk është i kënaqur me rolin e tij te Real Madridi (367 minuta), kështu që ai ka bërë të qartë klubit dëshirën e tij për të lënë skuadrën e Madridit, për të kërkuar minuta në një ekip tjetër, transmeton "albeu".

Zidane dëshiron ta ketë në dispozicion norvegjezin për shkak të mungesës së alternativave në qendër të fushës, por gjithçka tregon se ai do të duhet të pranojë largimin e një futbollisti që nuk i jepet rëndësi.

Përballë kësaj situate, norvegjezi po sheh mundësinë e kthimt te Real Sociedadi. Klubi nga San Sebastiani do ta mirëpriste mesfushorin me krahë hapur. Odegaard ishte "nënshkrimi" i vetëm i Madridit verën e kaluar, pasi Zidane vendosi ta kthente nga huazimi te Real Sociedadi, që dëshironte të kishte mesfushorin edhe një tjetër sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat