Dede: Mezi pres ta shijoj derbin

Futboll

Dede: Mezi pres ta shijoj derbin

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:17
Dede: Mezi pres ta shijoj derbin

Këtë të enjte, në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, luhet derbi i kryeqytetitm Partizani-Tirana. Në konferencën për shtyp të ekipit bardheblu në prag të kësaj supersfide, foli trajneri Nevid Dede, i cili theksoi rëndësinë e kësaj për objektivat sezonale.

“Ndjesia ime është që ta shijoj këtë derbi. Jeta është e tillë dhe duam që gjithmonë të jemi fitues. Nëse kjo ndodh, e ke shijuar jetën tënde. Me këtë frymë shkojmë në derbi. Duam ta fitojmë dhe ta shijojmë. Ata që e shohin mund të konstatojnë gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Jam një anëtar i grupit, jam i lumtur që punoj, gëzoj dhe vuaj me ta. Ne jemi bashkë. Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë dhe besoj se do t’i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do të bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura.

Sulmi me Muçi-Seferi: “Do të zhvillojmë edhe një seancë stërvitore dhe pastaj do të vendosim. Klubi po punon për përforcime të tjera, pavarësisht problemeve që kemi kaluar.

Nuk flas dot me emra. Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur. Shkoj në stërvitje dhe gjej entuziazëm. Mezi presim të luajmë. Lojtarët e gjejnë motivimin vetë.”

Objektivi titull: “Është java e 15-të, jo e 33-ta. Jam pjesë e Tiranës, e këtyre djemve dhe gjithçkaje që e përfaqëson ky klub. Të tjerët i kam miq, pavarësisht se fusha na vendos kundër. Mungesën e rezultateve varet se si e shikoni.”

Presioni te Tirana: “Nëse jam unë nën presion, do jenë edhe nëntë skuadra të tjera. Jemi skuadra me më pak humbje. Të shohim sa fitues do të jemi. Deklarata e Egbosë? Çdo njeri ka të drejtë të mendojë si do. Do merrem me të tashmen, jo të shkuarën. Unë nuk jam Zoti të them se kush është e vërteta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat