Plas te Juventusi

Futboll

Plas te Juventusi

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:08
Plas te Juventusi

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në garë për të arritur të gjitha objektivat e saj, duke nisur pikërisht nga sot, me finalen e Superkupës, kundër Napolit, në orën 21:00, në “Mapei Stadium”.

Gjithsesi, duket se humbja me Interin, përveçse ka minuar disa nga siguritë e skuadrës së Andrea Pirlos, në të njëjtën kohë ka ndezur gjakrat brenda stafit drejtues. Sipas asaj që raporton e përditshmja “Repubblica”, në qendrën stërvitore bardhezi ka ndodhur një përplasje shumë e ashpër mes zëvendëspresidentit bardhezi, Pavel Nedved dhe shefit të zonës teknik, njëkohësisht drejtori sportiv i torinezëve, Fabio Paratiçi.

Prestigjiozja italiane nënvizon se motivet e këtij sherri, që trazon edhe më shumë pragsfidën e Superkupës së Italisë, është pikësëpari çështja e shpërthyer në Peruxha, lidhur me provimin fals që bëri Luis Suarez, i cili ka futur në mes edhe emrin e Juventusit, diçka që Pavel Nedved nuk e ka toleruar, pasi prek imazhin e klubit. Diçka e tillë, bashkuar edhe me rezultatet që nuk janë ato të priturat, lidhur edhe me disa tratativa merkatoje të drejtuara sipas Nedvedit në mënyrën e gabuar, kanë bërë që ish-mesfushori i Juventusit të shpërthejë ndaj Paratiçit.

Emri i këtij të fundit rezultoi në tabulatet telefonike, ndonëse diçka e tillë nuk është pranuar nga vetë Paratiçi, i cili tashmë po hetohet për deklarata të rreme.

Të gjitha këto gjëra, ndonëse mund të njollosin për keq imazhin e drejtorit sportiv, prekin drejtpërdrejtë edhe Juven dhe gjëra të tilla Pavel Nedved, i cili dihet se është shoku më i ngushtë i presidentit Andrea Anjeli, jo vetëm që nuk kërkon t’i pranojë më, por mbi të gjitha ka dhënë një ultimatum lidhur me një largim të Paratiçit nga klubi.

Mbi këtë të fundit rëndojnë edhe akuza lidhur edhe me leximin e situatave të ndryshme të merkatos, duke parë se Juves i mungon një mesfushor klasi dhe ndoshta disa lëvizje në merkato mund dhe duhej të ishin menaxhuar më mirë nga Paratiçi, sidomos për disa largime të nevojshme si në rastin e Khedirës etj, ku me kursimin e pagave të këtyre lojtarëve jashtë reparti mund të ishte investuar më mirë.

Shkurt, Nedved nuk e do më në klub Paratiçin dhe duke parë se kontrata e drejtorit sportiv skadon në 30 qershor 2021, rinovimi duket shumë i vështirë. Kjo, sepse nëse ai ndodh, atëherë Anjelit do t‘i duhet të zgjedhë vetëm një mes Paratiçit dhe Nedvedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat