Ky ka mundur të ishte momenti i Milot Rashicës...

Futboll

Ky ka mundur të ishte momenti i Milot Rashicës...

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:24
Ky ka mundur të ishte momenti i Milot Rashicës...

Ylli nga Kosova do të mundohet të shkëlqejë në ndeshjet me Herthan dhe Schalken, për t’u transferuar në një klub tjetër në fund të afatit kalimtar të janarit

Milot Rashica nuk i ka humbur ende shpresat për t’u transferuar në një klub të ri gjatë janarit.

Trajneri Florian Kohfeldt është i kënaqur, duke thënë: “Ishte një aksion tipik i Milotit. Ai është duke bërë punë të madhe këtu. Vetëm centimetrat e ndanë atë nga goli”..

“Ky ka mundur të ishte momenti i Milot Rashicës, por ai i ka edhe disa të tjerë…”, ka shtuar Kohfeldt.

Rashica me këtë rast e lëshoi mundësinë e parë milion dollarëshe nga tri sa i kishte.

Ai tash do t’i ketë edhe dy mundësi të tjera deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Rashica do të mundohet ta tregojë veten edhe më 23 janar ndaj Herthas dhe më 30 të këtij muaji kundër Schalkes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat