Maldini është futbollisti i tretë me më shumë paraqitje

Futboll

Maldini është futbollisti i tretë me më shumë paraqitje

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:28
Maldini është futbollisti i tretë me më shumë paraqitje

Me 20 janar 1985 (36 vite më parë), një ditë historike për Milanin dhe futbollin italian.

Në takimin Udinese-Milan, 1-1 debutonte në Serinë A Paolo Maldini.

U hodh në fushë si anësor i djathtë nga trajneri Nils Liedholm në vend të Battistinit, në minutën e 46-të. Pikërisht në këtë moment Paolo do të niste një karrierë legjendare që do ta bënte të fitonte gjithçka me Milanin, klub me të cili u aktivizua në mbi 900 ndeshje zyrtare,

Maldini është gjithashtu futbollisti i tretë me më shumë paraqitje (126) në përfaqësuesen e Italisë (pas Buffonit dhe Cannavaros), një ikonë që ka fituar zemrat e të gjithë të pasionuarve të futbollit anembanë globit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat