Leonardo këmbëngul

Futboll

Leonardo këmbëngul

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:26
Leonardo këmbëngul

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk beson se klubet e tjera janë në gjendje t’i paguajnë pagat e majme të Neymarit apo Kylian Mbappes, pas thashethemeve se ylli francez mund ta braktisë Parisin.

PSG-ja është duke bërë përpjekje për t’ua vazhduar kontratat Mbappes dhe Neymarit, pasi marrëveshjet e tyre të tanishme mbarojnë në verën e vitit 2022.

Leonardo këmbëngul, megjithatë, se klubet e tjera nuk janë në gjendje t’u bëjnë oferta atyre.

“Të zgjedh midis Neymarit dhe Mbappes? Është e vërtetë se gjendja është e koklavitur, por nëse PSG-ja nuk i ka mjetet e duhura tani për t’i mbajtur dy yjet e veta, atëherë cili ekip ka kapacitet për t’ua paguar pagat atyre? Asnjë ekip mendoj unë”, tha Leonardo.

Bisedimet me Mbappen nuk ka shkuar siç ka dëshiruar PSG-ja, ndërsa 22-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer as disa vendime të trajnerit të ri Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat