Testi i fundit serioz

Futboll

Testi i fundit serioz

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:20
Testi i fundit serioz

Vedat Muriqi, që erdhi në Lacio për 20 mln euro, në minutat që i ka rezervuar trajneri Simone Inzagi nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës.

Por, këtë duhet ta bëjë të enjtën, nëse kërkon të kalojë me sukses “provimin” me bardhekaltërit.

Në stadiumin “Olimpico”, Lacio do të presë Parmën për llogari të Kupës së Italisë.

Çiro Imobile do të rehatohet në stol, ndërsa Muriqi do të jetë udhëheqësi në sulm i kryeqytetasve dhe duhet të frymëzojë skuadrën për të kaluarën në turin pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat