Ish-futbollisti i Prishtinës, transferohet në Austri

Futboll

Ish-futbollisti i Prishtinës, transferohet në Austri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:08
Ish-futbollisti i Prishtinës, transferohet në Austri

Sulmuesi i talentuar,  Agim Zeka, e ka bërë një hap të madh në karrierë.

Zeka është transferuar te skuadra e njohur austriake Austria Vjena me parametra zero.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi austriak.

Zeka u largua nga Belgjika ku kaloi një gjysmë sezoni te skuadra e Mouscron.

Ai po ashtu luajti edhe për ekipin B të skuadrës franceze Lille B.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Skënderbeun e Korçës, Vazrimin në Portugali si dhe Fortuna Sittard në Holandë.

Zeka është zhvilluar si futbollist te FC Prishtina deri më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat