Reali e heq nga lista

Futboll

Reali e heq nga lista

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:13
Reali e heq nga lista

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho nuk ka udhëtuar me skuadrën për përballjen ndaj Alicante në Kupën e Mbretit.

Spanjolli ishte në listën e të ftuarve, por në momentin e fundit u hoq nga lista sepse Nacho ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në testin e bërë në mëngjes, mbrojtësi kishte dal negativ, por do testohet prapë.

Këtë e ka konfirmuar Reali përmes një komunikate.

Në vendin e Nachos pritet të debutojë Chust pranë Eder Militaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat