Lista e Chelseat për trajner të ri, Lampard do të shkarkohet

Futboll

Lista e Chelseat për trajner të ri, Lampard do të shkarkohet

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:19
Lista e Chelseat për trajner të ri, Lampard do të shkarkohet

Massimilano Allegri dhe Thomas Tuchel po shihen si kandidatë potencial për ta zëvendësuar Frank Lampardin në postin e trajnerit te Chelsea, kanë raportuar mediumet angleze të mërkurën.

Humbja e Chelseat të martën mbrëma nga Leicesteri, ka lëkundur dukshëm pozitën e trajnerit Lampard që ka pranuar se e ardhmja e tij tash e tutje është në duart e krerëve të klubit.

Madje, thuhet se londinezët tashmë kanë nisur bisedimet si me Allegrin ashtu edhe me Tuchelin, që të dy të papunë.

Allegri nuk është i angazhuar që nga vera e vitit 2019 kur u largua nga Juventusi, ekip me të cilin fitoj pesë tituj kampioni rresht në Serie A.

Ndërsa, Tuchel javë më parë u shkarkua nga skuadra e Paris Saint-Germainit. Lampard 42-vjeçar mori drejtimin e Chelseat në vitin 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat