Meite: Unë i njoh mirë karakteristikat e mia

Futboll

Meite: Unë i njoh mirë karakteristikat e mia

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:28
Meite: Unë i njoh mirë karakteristikat e mia

Afrimi i Milanit nga Torino (huazim me të drejtë blerje), Meite, sot ka dhënë konferencë shtypi duke u prezantuar dhe duke premtuar se do të japë 200% që të fitojë vendin dhe të mos largohet…

“Milani është skuadra më e fortë me të cilën kam luajtur. Ka shumë kampionë, Ibra bën gjëra mahnitëse në moshën 40 vjeç. Unë jam i ri dhe duhet të bëj gjithnjë e më shumë.

Milani është një ekip i shkëlqyeshëm, nëse bëj mirë mund të ndryshoj karrierën time. Këto muaj do të jenë shumë të rëndësishëm”

“Në Torino gjërat nuk po shkonin mirë, ne fituam pak. Nga pikëpamja mendore nuk ishte e lehtë”.

“Frymëzimi? Më pëlqejnë shumë mesfushorë. Shikoj më të fortët si Pirlo, Modric dhe Yaya Touré. Shikoj videot që të përpiqem të mësoj sa më shumë”

Sakaq, mbi lojën e Milanit dhe trajnerit Pioli tha: “Më pëlqen shumë mënyra e tij e të luajturit. Ai dëshiron që ne të luajmë gjithmonë përpara, është e rëndësishme për një mesfushor si unë.

“Gjëja e parë që ndjeva kur arrita ishte kompaktësia e grupit. Unë menjëherë u ndjeva brenda ekipit. Me një grup si ky mund të bësh gjëra të mëdha”.

“Kur më mori Milani isha shumë i lumtur. Klube të tjera po më kërkonin, por kur dëgjova për interesin e Milanit doja të vija këtu menjëherë.

Karakteristikat e tua?

“Unë i njoh mirë karakteristikat e mia. Në këtë ekip të gjithë lëvizin shumë dhe kjo më pëlqen shumë. Unë nuk i njoh shokët e mi shumë mirë, por që nga seanca e parë stërvitore u ndjeva rehat menjëherë.  Futbolli është si një gjuhë, nëse e kuptoni. Gjithçka është në rregull “.

Kush është ai që ju ka bërë më shumë përshtypje deri më tani?

“Të gjithë luajnë mirë për mendimin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat