Ndreu: Faulli që solli golin nuk ishte

Futboll

Ndreu: Faulli që solli golin nuk ishte

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:27
Ndreu: Faulli që solli golin nuk ishte

Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu kishte rezerva për gjykimin në analizën që i bëri ndeshjes ndaj Teutës të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin minimal 0-1.

Numri 1 i stolit krutan, theksoi se gjyqtari ndikoi në rezultati pasi faulli i Teutës i cili u shndërrua në gol nga Bregu nuk ishte.

“Në gjithë kampionatin ka qenë arbitrim i rregullt, kurse sot nuk më pëlqeu. Ishte një faull i paqenë. I kam thënë arbitrit që kujdes me ata që simulojnë.Nuk ia vlen ta zgjasim, nuk ishte faull. Aq është futbolli, një episod vendos. Skuadra bëri ndeshje të mirë, po vuajmë mungesat e titullarëve. Ata që futëm sot janë të rinj që vetëm luftojnë dhe nuk përballojnë kundërshtarë të fortë si Teutës. Presim të plotësohemi dhe të përmirësohemi në vazhdim”.

“Merkato? Nuk është se ma përmirëson merkato skuadrën. Grupin e kam, problemin e kam tek ata që më mungojnë. Nëse vjen ndonjë që plotëson grupin, ok do të jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat