Komean nuk e mbyll temën e largimit të Messit: Ju nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen

Futboll

Komean nuk e mbyll temën e largimit të Messit: Ju nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:57
Ronald Koeman

Ronald Koeman në një konferencë për shtyp e cila mbahet gjithmonë një ditë përpara ndeshjes së klubit ka biseduar rreth skuadrës së tij.

Lionel Messi verën e kaluar ka kërkuar të largohet nga klubi, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka lejuar presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

Pas humbjes ndaj Athletic Bilbao në Super Kupën e Spanjës, spekulimet për një largim të mundshëm të yllit argjentinas nga klubi, veçse janë shtuar.

Tani, trajneri holandez ka biseduar rreth kësaj çështje pasi u pyet nga një gazetar mbi situatën e Messi dhe interesimin e PSG ndaj tij.

“Nëse më pyetni mua, unë jam i interesuar për Nemyar ose Mbappe, do të thosha po pa hezitim. Mirëpo, sa i përket Messit, ju nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen “.”, tha ai.

Duke mos mbyllur edhe një herë tjetër përfundimisht të ardhmen e Messit, mirëpo duke e lënë atë në pezull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat