Brdariç: Fitore e veçantë

Futboll

Brdariç: Fitore e veçantë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:34
Brdariç: Fitore e veçantë

Pas golit të Ardit Hoxhajt në sekondat e fundit në transfertën ndaj Bylisit, edhe trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç nuk mund të përmbahej. Festa ishte e madhe për një sukses të merituar, madje për një fitore që ishte e veçantë, kështu e konsideroi në mikrofonin e Supersport numri 1 i stolit shkodran.

“Mendoj se sot ishte një ndeshje e veçantë dhe e vështirë në këtë fushë.

Skuadra besoi shumë dhe në sekondat e fundit arritëm të fitonim dhe jam i lumtur për këtë. Nuk e dimë se ku luajmë më mirë në sulm apo mbrojtje. Fitojmë dhe humbin të gjithë, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Ishte fitore e rëndësishme.

E dinim se ka për të qenë e vështirë sepse është e vështirë këtu dhe luajtëm edhe me topa të gjatë. U desh të bënim disa ndryshime taktike dhe në fund ia arritëm të fitonim. Është shenjë e mirë që po japim shembull të mirë, të gjithë luajmë së bashku, e kanë kuptuar se çfarë unë kërkoj nga lojtarët dhe po bëjnë gjithçka siç duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat