Juventusi me plan konkret

Futboll

Juventusi me plan konkret

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:51
Juventusi me plan konkret

Krzysztof Piatek mund të rikthehet në Itali. Fiorentina dhe Genoa janë dy nga klubet e lakuar ndër emrat e interesuara për shërbimet e sulmuesit polak, i cili momentalisht luan në Bundesliga me Hertha Berlin.

Milani e shiti sezonin e shkuar, ndërkohë që tani në skenë për Piatek ka dalë Juventusi. Trajneri Andrea Pirlo kërkon një sulmues qendror dhe profili i lojtarit që spikati me Genoa dhe Milanin në fillim u pëlqen bardhezinjve.

Së fundmi raportohet se Juventusi ka edhe një plan konkret për të marrë Piatek nga gjermanët.

Klubi nga Torino është gati të ofrojë mesfushorin Federico Bernardeschi, të cilin në të shkuarën e kanë blerë nga Fiorentina për 40 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat