Futbollisti i njohur, i arratiset policisë nga çatia

Futboll

Futbollisti i njohur, i arratiset policisë nga çatia

Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:49
Futbollisti i njohur, i arratiset policisë nga çatia

Sipas informacioneve të gazetës gjermane, ky duhet të jetë Embolo. Më pas policia i ra ziles në atë apartament dhe thyen derën, por askush nuk ishte aty.

Duket e çuditshme, por kudo dhe kushdo në botë përpiqet të thyejë rregullat e pandemisë.

Nga kjo kategori nuk përjashtohen futbollistët. I fundit rast i zbuluar është i futbollistit të kombëtares zvicerane Embolo.

Sipas të përdishmes gjermane ‘Bild’, 23-vjeçari kamerunas, i cili është pjesë e Borusia Monchengladbach, theu rregullat anti-covid dhe së bashku me miqtë e tij iu arratisur policisë nga çatia. Kjo gjë konfirmohet edhe nga vetë policia nëpërmjet deklaratës zyrtare. “Policia rrethoi ndërtesën, kur papritmas një burrë u ngjit nga dritarja për në çati dhe kaloi në një apartament tjetër”.

Sipas informacioneve të gazetës gjermane, ky duhet të jetë Embolo. Më pas policia i ranë ziles në atë apartament dhe thyen derën, por askush nuk ishte aty. Një arratisje spektakolare kjo e futbollistit të përfaqësueses së Zvicrës dhe miqve të tij. Në këtë ‘party’ ishin prezent 23 persona, 15 gra dhe 8 burra. Pa maska, pa distancë, duke thyer kështu rregullat anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat