Koeman ka dy kërkesa për bordin e Barcelonës, njëra aprovohet

Futboll

Koeman ka dy kërkesa për bordin e Barcelonës, njëra aprovohet

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:29
Toni Freixa

Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, të cilat ishin të planifikuara të mbaheshin më 24 janar, janë shtyrë.

Tani, për arsye se është afati kalimtar dhe Barcelona po ka probleme me lëndime, Koeman ka dy kërkesa për kandidatët presidencialë.

Ai po kërkon nga klubi që të transferojë Eric Garcian dhe Memphis Depay në klub, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet pozitive.

Toni Freixa, njëri prej kanditatëve, ka konfirmuar: “Ne patëm një bisedë shumë të përzemërt me Koeman rreth transferimit të Eric Garcia, por ai do të mbërrijë në fund të sezonit falas”. Eric Garcia te Barcelona përjashtohet për janar, për adhjen e tij duhet të pritet deri verës.

Barcelona do të ketë probleme të tjera për dy ndeshjet e ardhshme, ku do të jenë edhe pa yllin e tyre, Lionel Messi, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat