Bare nuk largohet

Futboll

Bare nuk largohet

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:08
Bare nuk largohet

Mesfushori i Shqipërisë dhe Espanjolit, Keidi Bare po ndiqet nga disa klube të La Ligas, Serisë A dhe Serisë B. 23-vjeçari, i cili ende nuk ka bërë një sezon me katalanasit ka ringjallur sërish interesin e disa prej klubeve të huaja.

Sipas “La Grada”, ish-futbollisti i Atletiko Madridit po monitorohet nga disa skautera, por që ai të largohet nga Espanjoli duhet të paguhet klauzola e tij prej 10 milionë eurosh.

Po kjo media zbulon emrin e njërit prej klubeve që ndjek Baren. Parma është njëra prej skuadrave që ka shfaqur interes për mesfushorin kuqezi.

Ai u transferua në shtator të vitit të kaluar nga Malaga te Espanjoli për shifrën e 2 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat