Tetë mungesa dhe një rikthim

Futboll

Tetë mungesa dhe një rikthim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:20
Tetë mungesa dhe një rikthim

Tetë mungesa dhe një rikthim, ja si paraqitet situata te Milani para ndeshjes me Atalantën!

Kruniç, Rebiç, Hernandez e Çalhanoglu presin të negativizohen nga Koronavirusi, teksa Gabia vazhdon të kurojë gjurin e ndrydhur. Selemekers dhe Romanjoli do të mungojnë për arsye kartonësh ndërsa Benaser do të ketë nevojë për ende pak kohë që të shërohet nga tërheqja në kofshë.

Algjeriani humb kështu së bashku me te sipërpërmendurit ndeshjen me Atalantën, ku Pioli do të mund të përdorë Simon Kjaerin.

Danezi i dalë nga fusha i dëmtuar kundër Kaljarit pas vetëm një pjese loje, duket se do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në 18:00 pasi i ka kapërcyer problemet ne mes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat