Kadriu nënshkroi kontratë profesionale!

Futboll

Kadriu nënshkroi kontratë profesionale!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:29
Kadriu nënshkroi kontratë profesionale!

Futbollisti i deridjeshëm i shkollës së futbollit Shkëndija nga Tetova, sulmuesi i talentuar, Atdhe Kadriu nga Kumanova (i lindur me 20 mars të vitit 2004) ka nënshkruar kontratën e parë profesionale katërvjeçare me skuadrën e parë të Makedonija Gjorce Petrov nga Shkupi, shkruan News-TV.

Kadriu do të jetë pjesë e ekspeditës së Makedonija GJP, që do të udhëtojë për në përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, ndërsa para nisjes për në Turqi do të promovohet si lojtar i ri.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim. Falënderoj të gjithë trajnerët e mi te shkolla e futbollit, Shkëndija e Tetovës, në veçanti Burhan Emurllahin dhe Bashkim Arifin. Faleminderit edhe trajnerin tim të shkollës së futbollit Milano nga Kumanova, Ismet Zeqiri, për angazhimin e tij. Gjithashtu falënderoj edhe familjen time për mbështetjen, menaxherin tim, si dhe ish-futbollistin e njohur, Jeton Qerimi, i cili ndërmjetësoi në këtë transferim”, deklaroi Atdhe Kadriu.

Atdhe Kadriu për pesë vite ka qenë pjesë e shkollës së futbollit Milano nga Kumanova, ku për trajner ka pasur trajner, prof. Ismet Zeqiri.

Sulmuesi i talentuar ka një vit e gjysmë që ishte pjesë e shkollës së futbollit Shkëndija nga Tetova.

Ishte drejtori i shkollës së këtyre të fundit, Erhan Selimi, që e kishte pëlqyer dhe sjell te Shkëndija, ndërsa për trajner ka pasur dy legjendat e kuqezinjve, Bashkim Arifi e Burhan Emurllahi.

Ai tek të rinjtë e Shkëndijës ka qenë ndër sulmuesit më të dalluar, ndërsa pritet që me talentin dhe punën e vazhdueshme të dëshmohet edhe në klubin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat