Gjilani ndeshet me skuadrën shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Futboll

Gjilani ndeshet me skuadrën shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Nga: K.G. Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:57
Gjilani ndeshet me skuadrën shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Gjilani po përgatitet me intensitet të shtuar për pjesën pranverore dhe me synime që të janë sa më lart ë renditjen e tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit të Kosovës.

Ata do të ndeshen me skuadrën shqiptare nga Tuzi, Deçiq, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi.

“Skuadra jonë po vijon përgatitjet në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Durrës. 

Në kuadër të këtyre përgatitjeve kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe një ndeshje testuese, ku këtë herë për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Tuzi i Malit të Zi, FC Deçiq, skuadër e cila garon në elitën e futbollit malazez dhe pozicionohet e dyta në tabelë pas përfundimit të gjysmësezonit të parë. 

Ndeshja Gjilani-Deçiq do të luhet ditën e premte me datë 22 janar, me fillim në ora 13:00 dhe zhvillohet në qendrën sportive Olimpik Park në Durrës”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat