Nuk pati negociata të avancuara ndërmjet klubeve, Firpo mbetet tek Barça

Futboll

Nuk pati negociata të avancuara ndërmjet klubeve, Firpo mbetet tek Barça

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:09
Junior Firpo

Junior Firpo do të mbetet lojtar i Barcelonës edhe në të ardhmen.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Junior Firpo do qëndrojë në Barcelonë, dhe se nuk ka asgjë zyrtare dhe negociatat me Milanin nuk kanë qenë reale.

Ditë më parë ishte spekuluar se pas Fikayo Tomorit, edhe Junior Firpo është gati të bashkohet me AC Milan, por tani është bërë e ditur se nuk kishte pasur negociata të avancuara asnjëherë.

Firpo u transferua nga Real Betis në Barcelonë në vitin 2019, ai ka regjistruar 21 paraqitje në La Liga dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat