Ademi vendos për të ardhmen

Futboll

Ademi vendos për të ardhmen

Më: 21 janar 2021 Në ora: 18:27
Ademi vendos për të ardhmen

Albion Ademi do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me skuadrën e Djugarden, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 4-t në elitën e futbollit suedez.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili shkëlqeu me skuadrën e Mariehamn në Finlandë, duke shënuar edhe 14 gola.

Në gjurmët e futbollistit ishin vënë skuadra si Bazeli, Trabzonspori dhe AZ Alkmari, por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Djugarden.

Ka qenë vetë Ademi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin nga Finlanda dhe ka zbuluar skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat