Rashkaj firmos kontratë dyvjeçare me ekipin suedez

Futboll

Rashkaj firmos kontratë dyvjeçare me ekipin suedez

Më: 21 janar 2021 Në ora: 18:51
Rashkaj nënshkruan kontratë dyvjeçare

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri.

Rashkaj do të jetë pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit suedez, Orgrytenit.

Lojtari “dardan” ka nënshkruar për dy vite me klubin e tij të ri dhe është transferuar si lojtar i lirë nga SJK.

Rashkaj në të kaluarën ka bërë karrierë të skuadrat si Prishtina, Eskilstuna, Sandnes dhe Halmstadsi.

Gjithashtu ai aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës dhe ka 11 paraqitje me fanellën e “dardanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat