Malisheva befason të gjithë, 7 përforcime 

Futboll

Malisheva befason të gjithë, 7 përforcime 

Nga: K.G. Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:04
Viktor Kuka firmos

Malisheva synon që të hyjë në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra e Malishevës me trajner të ri, Arsim Thaçi, kanë synime të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit dhe treguesi më i mirë janë edhe përforcimet që kanë sjellë në radhët e tyre.

Malisheva është në vend të dytë me 26 pikë sa ka edhe kampioni vjeshtor Dukagjini nga Klina në Ligën e parë grupin A.

“Malisheva arrin marrëveshje me 7 futbollist, 2 prej tyre vijnë nga FC Ballkani ne forme huazimi të cilin e falënderojmë për këtë bashkëpunim.

Drejtuesit e klubit dhe lojtarët kanë gjetur akordim për bashkëpunim për 6 muaj me mundësi vazhdimi!
Arbios Thaçi (mesfushor)  - ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës.

Viktor Kuka (mbrojtës) - lojtar kampion me Prishtinën, Dritën, dhe ka luajtur për Ferizajn dhe se fundmi Feronikelin.
Armend Abazi (sulmues) - ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës dhe Ferizajt.

Ardian Hoti (mbrojtës) - ish anëtar i KF Llapit, dhe së fundmi i Lirisë nga Prizreni.

Bleon Sekiraqa (sulmues)  - llapjani i talentuar i cili ka luajtur për Prishtinen dhe Ballkanin vije në formë huazimi.
Endrit Asllanaj (mesfushor) - 19 - vjeçari i talentuar  nga Suhareka vije ne forme huazimi.

Flamur Gashi (portier) – portier i Ballkanit në këtë gjysmësezon do ta vesh fanellën e FC Malishevës”, njofton FC Malisheva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat