Formacionet zyrtare, Lazio – Parma: Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Futboll

Formacionet zyrtare, Lazio – Parma: Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:33
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha do të luajnë për Lazion në Kupën e Italisë ndaj Parmas, ku fituesin e pret Atalanta në çerekfinale.

Lazio sot luan pa disa lojtarë si Luis Alberto, Luiz Felipe, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva.

Prandaj Muriqi e drejton sulmin, ndërsa Thomas Strakosha do të jetë në portë.

Parma është ende me shumë mungesa pasi lojtarë si Roberto Inglese, Andreas Cornelius, Gervinho, Juraj Kucka, Simone Iacoponi, Bruno Alves dhe Riccardo Gagliolo, do të mungonë.

Lazio:  Strakosha; Parolo, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Akpa-Akpro, Fares; Pereira, Muriqi

Parma: Colombi; Busi, Kurtic, Dierckx, Ricci; Sohm, Cyprien, Dezi; Brunetta, Sprocati, Mihaila

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat