Kampionati Evropian mund të luhet në vetëm një vend

Futboll

Kampionati Evropian mund të luhet në vetëm një vend

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:49
Kampionati Evropian

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin po shqyrton mundësinë që kompeticioni i kësaj verë të zhvillohet vetëm në një shtet, ndryshe nga sa ishte programuar, që për të parën herë ky kompeticion të zhvillohej në 12 vende të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen Karl-Heinz Rummenigge ka treguar se ky është opsioni i cili po shqyrtohet, kushtëzuar nga covid-19, pasi do të ishte shumë e vështirë që të gjitha shtete të kishin një koordinim perfekt.

Kampionati evropian u shty për 12 muaj pikërisht për shkak të pandemisë dhe është programuar për të nisur në datën 11 qershor të vitit 2021.

Fillimisht ishte planifikuar që Glasgow, Dublin, Bilbao, Amsterdam, Kopenhagë, Mynih, Romë, Shën Petersburg, Bukuresht, Budapest Baku dhe Londra të ishin qytete ku do të luhej faza finale, por tani duhet pritur vendimi i muajt mars nëse do të vijohet me të njëjtin program, apo do të ketë një ndryshim, për të përcaktuar vetëm një vend që të presë këtë evropian.

Shpërndarja e vaksinës shihet si shpresa që gjërat të mos ndryshojnë, pasi nëse do të bëhej një ndryshim kaq i madh do të kishte pasoja në ekonomi, pasi do të prekeshin shumë vende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat