Nëse Chelsea do për trajner Julian Nagelsmannin, atëherë duhet të pres deri në verë

Futboll

Nëse Chelsea do për trajner Julian Nagelsmannin, atëherë duhet të pres deri në verë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:00
Julian Nagelsmanni

Roman Abramovich mund t’i duhet të pres deri në verë nëse e dëshiron Julian Nagelsmann si trajnerin e ardhshëm të Chelseat.

RB Leipzig nën drejtimin e Nagelsmann aktualisht qëndron e dyta në Bundesliga dhe janë të sigurt që trajneri i tyre nuk do të largohet në mes të sezonit.

Chelsea dhe RB Leipzig kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi së fundmi kanë arritur marrëveshje për Timo Werner dhe Ethan Ampadu.

Leipzig, megjithatë e ka një zëvendësim të gatshëm, i cili mund të vije nga Red Bull Salzburg, Jesse Marsch, por aktualisht nuk preferohen ndryshimet.

Frank Lampard me gjasë do të humbasë punën e tij si trajner i Chelsea nëse rezultatet dhe paraqitjet nuk përmirësohen menjëherë.

Lampard është nën presion të madh pas humbjes 2-0 kundër Leicester Cityt.

Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel, shihen si emra të tjerë që janë në listë të Chelseat.

Bordi i klubit është i vetëdijshëm se edhe trajnerët e tjerë të ri të Ligës Premier si Mikel Arteta i Arsenalit dhe Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United, kanë pasur periudha të vështira këtë sezon, por e kanë kthyer fatin në anën e tyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat