Shaqiri me Liverpoolin pësojnë humbje në 'Anfield'

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin pësojnë humbje në 'Anfield'

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:52
Shaqiri me Liverpoolin pësojnë humbje në 'Anfield'

Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, me kampionin në fuqi anglez, Liverpoolin, patën një mbrëmje të keqe, duke pësuar humbje në 'Anfield' me rezultat 1:0 nga Burnley.

Një humbje e papritur dhe fitore e madhe për Burnley-n, që lufton me mish e më shpirt për mbetjen në Premier League.

Më minutën e 83-të, Barnes realizon nga penalltia duke i siguruar trepikëshin skuadrës së tij. Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u paraqit standard por nuk iu shkoi ndoresh me rivalin, përkundër dominimit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme e javës së 18-të.

Liverpooli mban pozitën e katërt me 34 pikë, ka 6 me pak se lideri Manchester Utd dhe Burnley renditet i 16-ti me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat