Thiago Silva “shkund” Chelsea-n: Duhet punë, djersë dhe gjak

Futboll

Thiago Silva “shkund” Chelsea-n: Duhet punë, djersë dhe gjak

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:03
Thiago Silva

Chelsea nuk po kalon një moment të mirë, me trajnerin Frank Lampard që rrezikon vendin.

Ai që ka provuar të shkundë ambientin ka qenë Thiago Silva, i cili ka dhënë mendimin e tij në rrjetet sociale për momentin që po kalon skuadra.

“Askush nuk ka thënë se do të ishte e lehtë”, ka shkruar braziliani në Instagram pas humbjes të pësuar në kampionat kundër Leicester

“Për të fituar duhet shumë punë, përkushtim, vendosmëri dhe kurajë. Kjo është arsyeja pse nuk do të dorëzohemi. Gjithçka ndodh për një arsye”.

“Duhet të marrim rezultate me punë, djersë dhe gjak. Jam i bindur se Chelsea do t’i arrijë objektivat”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat