Podolski, i ashpër me Arsenal-in: Është për të ardhur keq…

Futboll

Podolski, i ashpër me Arsenal-in: Është për të ardhur keq…

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:11
Podolski

Shokë skuadre në kohën e Arsenal-it dhe në kombëtare. Dhe ndoshta edhe shumë shokë. Ja pse Podolski nuk i ka kursyer kritikat ndaj Topçinjve në lidhje me lamtumirën e e Mesut Ozil, i cili është transferuar te Fenerbahce.

“Jam i gëzuar që Mesut ka shkuar në Turqi te Fenerbahce”, ka thënë Podolski për Bild. “Ai është 32 vjeç dhe është akoma në kulmin e karrierës”.

“Super League e Turqisë vazhdon të përmirësohet me lojtarë të mëdhenj. Mesut ka treguar gjithmonë një nivel të lartë loje, nuk ka patur kurrë një qëndrim negativ kundrejt kolegëve të tij ose klubit’.

“Arsenal-i ka qenë pala negative në këtë histori. Mendoj se nuk mund të largohet në këtë mënyrë një lojtar që është në vitin e tij të gjashtë ose shtatë me një klub”.

“Një gjë e tillë nuk është mirë. Është për të ardhur keq që gjërat kanë mbaruar në këtë mënyrë. Asnjë lojtar profesionist nuk është i kënaqur kur nuk e lejojnë të luaj”.

“Tani, Mesut mund të bëjë atë që dashuron: të luajë futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat