B.Gladbach - B Dortmund, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

B.Gladbach - B Dortmund, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:05
Ilustrim

Borussia Monchengladbach pret në shtëpi skuadrën e Borussia Dortmundit, në kuadër të Bundesligës gjermane, ku nëse vendasit arrijnë të sigurojnë fitoren, do t’i kalojnë mysafirët në renditje tabelare.

Ndërkaq, Dortmund do të shikojë t’i rikthehet fitoreve, ku xhiron e kaluar, të martën, pësoi humbje nga Bayer Leverkuseni me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas 17 xhirosh, Monchengladbach gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, me shtatë fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 28 pikë.

Në anën tjetër, Dortmund pas shkarkimit të Thomas Tuchel nuk kanë arritur që të bindin me rezultate të kënaqshme nën urdhrat e trajnerit Edin Terzic.

Pas 17 ndeshjesh, Dortmund ka regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e katërt, me gjithsej 29 pikë.

Të dy skuadrat janë të hendikepuara me lëndime të shumta, ku tek Monchengladbach do të mungojnë Thuram, Embolo dhe Valentino Lazaro, kurse Dortmundi do të jetë pa lojtarët si Dan-Axel Zagadou, Axel Witsel, Thorgan Hazard dhe Marcel Schmelzer.

Me këto mungesa, dy trajnerët do të zgjedhin lojtarët më të mirë për të hyrë në këtë ndeshje, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Borussia Monchengladbach (4-3-3): Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Zakaria, Neuhaus; Plea, Stindl, Hofmann

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Burki; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Can, Delaney; Sancho, Reus, Reyna; Haaland

20:30 Borussia Monchengladbach (7) – Borussia Dortmund (4) (Stadiumi Borussia-Park).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat