Komisioni i jep Barcelonës një përgjigje ndaj ankesës për kartonin e kuq të Messit

Futboll

Komisioni i jep Barcelonës një përgjigje ndaj ankesës për kartonin e kuq të Messit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:15
Messi

Athletic Bilbao arriti që ta mposhtë klubin e Barcelonës me rezultat 3-2 pas vazhdimeve dhe kësisoj ta fitojë këtë trofe.

Messi në anën tjetër, pas kartonit të kuq është dënuar edhe me dy ndeshje mos-lojë.

Kështu, pas këtij vendimi klubi Barcelonës ka apeluar në komision mbi këtë çështje, dhe gjatë ditës së sotme kanë marrë përgjigje negative.

Komiteti ka hedhur poshtë thirrjen e Barçës për sanksionimin e Messit. Ndalimi i tij për 2 ndeshje qëndron ende dhe ai është jashtë për ndeshjen e së dielës kundër Elche.

Messi do të rikthehet pikërisht në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, e cila do të zhvillohet më 31 janar në kuadër të La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat