Tomori është lojtar i Milanit

Futboll

Tomori është lojtar i Milanit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:38
Tomori është lojtar i Milanit

Fikajo Tomori është lojtar i Milanit, pasi që është depozituar për federim kontrata e mbrojtësit, i cili vjen nga Çellsi në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro. 

Lojtari në fjalë bashkohet me “kuqezinjtë” në merkaton e dimrit, pas Meitè dhe Manxhukiqit duke siguruar një tjetër alternativë të çmuar për Stefano Pioli. Milani e ka depozituar në Serir A, kontratën e mbrojtësit të lindur më 1997.

Tomori pritet sot në Itali, për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Milanit për gjysmën e dytë të sezonit.

Klubi synon ta bëjë të disponueshëm për Piolin qysh në ndeshjen kundër Atalantës, e planifikuar për të shtunën, në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat