Merr fund telenovela e Milik

Futboll

Merr fund telenovela e Milik

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:58
Merr fund telenovela e Milik

Merr fund telenovela e stërgjatur me protagonist Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak është zyrtarisht lojtar më i ri i Marseille-s. 26-vjeçari fluturoi drejt Francës të enjten në mëngjes, kaloi ekzaminimet e zakonshme mjekësore, nënshkroi një kontratë katër për vite e gjysmë dhe zgjodhi fanellën me numrin 19.

Sulmuesi shkon në tek Olympique Marseille në formë huazimi me detyrim blerjeje. Në arkat e Napolit, që gjithashtu ka siguruar 20% të vlerës së kartonit në rast rishitje të mundshme të lojtarit, do të shkojnë 8 milionë euro plus 4 bonuse.

Pas një gjendjeje të gjatë lufte me presiedentit De Laurentiis, merr fund aventura e Milikut te Napoli. Gjatë kësaj përvoje polaku ka arritur të shënojë 48 gola në 122 paraqitje, por ka kaluar gjithashtu dy dëmtime serioze në gju, duke qëndruar për disa muaj larg fushës, pa harruar qëndrimin jashtë skuadrës për shkak të vendimit për të mos rinovuar kontratën.

Në fund, Milik, pasi dështojë të firmoste me Romën dhe Juventusin, u detyrua të pranonte ofertën franceze, për të mos humbur Europianin që do të zhvillohet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat