Besa befason me vendin ku po zhvillon fazën përgatitore

Futboll

Besa befason me vendin ku po zhvillon fazën përgatitore

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:15
Besa befason me vendin ku po zhvillon fazën përgatitore

Skuadrat e tjera kanë fluturuar në Antalya për të kryer fazën përgatitore, por jo edhe Besa.

Skuadra pejane po e sfidon të ftohtin në Kosovë në përgatitjet për stinorin e ri, i cili skuadrën e gjenë si pjesë të një “Mission Impossibile”, shkruan Gazeta Olle.

Besa do të ketë nevojë për një mrekulli nëse do të shpëtoj në Superligë dhe do ketë shumë punë të vështirë për të shpëtuar nga rënie prej elitës.

Trajneri kondicional, Tahar Ben Romdhane ka zgjuar sot futbollistët në ora 05:00 të mëngjesit dhe i ka bërë ata të ngjiten në majën e Rugovës.

Futbollistët duket që e kanë pasur shumë të ftohtë këtë udhëtim, e më së rëndi e kanë përjetuar të rinjtë që kanë ardhur ditëve të fundit nga vendi tropikal i Mauritanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat