Java e nëntë rezervon dy derbi në Shkodër dhe Tiranë

Futboll

Java e nëntë rezervon dy derbi në Shkodër dhe Tiranë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:25
Java e nëntë rezervon dy derbi në Shkodër dhe Tiranë

Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave do të luajë këtë fundjavë javën e nëntë. Ndeshjet e kësaj javë do të luhen në të dyja ditët e fundjavës, me tre ndeshje që do të luhen të shtunën tre dhe tre përballjet e tjera që do të luhen të dielën.

Në ndeshjet që do të zhvillohen ditën e shtunë spikat derbi kryeqytetas ndërmjet Kinostudios dhe Tirana AS, e cila do të zhvillohet në Qendrën Sportive Kamëz. Kinostudio, e vendit të gjashtë do të kërkojë fitoren ndaj ekipit tjetër kryeqytetas, Tirana AS, që gjendet në vendin e pestë, me një pikë më shumë se Kinostudio.

Juban Danja do të udhëtojë drejt Fierit, në përballjen me Apoloninë e vendit të dytë, për të korrur fitoren e radhës, pas tre pikëshit të marrë në shtëpi ndaj Skëndërbeut. Lushnja e vendit të parafundit do të udhëtojë drejt qytetit juglindor të vendit, Korçë, ku do të tentojë të marrë fitoren e dytë sezonale përballë Skënderbeut në transfertë.

Derbi shkodran Vllaznia-AAS do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Reshit Rushi”. Kampionet janë ekipi i vetëm që ka pikë të plota pas 8 javësh kampionat dhe do të kërkojë fitoren e nëntë, përballë rivales shkodrane, AAS, e cila gjendet në vendin e tetë, me 9 pikë. Po të dielën, ekipi i Tiranës do të presë në stadiumin “Skënder Halili” Bilisht Sportin e vendit të fundit, ndërsa po në të njëjtën orë, Teuta do të përballet me Partizanin në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”.

Kalendari i javës së nëntë:

E shtunë / Kinostudio-Tirana AS ora 13:00
E shtunë / Apolonia-Juban Danja ora 13:00
E shtunë / Skënderbeu-Lushnja ora 13:00
E diel / Tirana-Bilisht Sport ora 13:00
E diel / Teuta-Partizani ora 13:00
E diel / Vllaznia-AAS ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat