Weah ngre në qiell Maldinin

Futboll

Weah ngre në qiell Maldinin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:28
Weah ngre në qiell Maldinin

George Weah është sot presidenti i Liberisë. Megjithatë, nga viti 1995 deri më 2000, jeta e tij e përditshme ka qenë gjithmonë futboll. Më saktësisht, fanella e Milanit, me të cilën fitoi dy tituj kampioni. Kuqezinjtë po provojnë përsëri dhe ish-sulmuesi po i shikon nga larg. Ai foli ekskluzivisht për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur gjithashtu te Pirlo, Lukaku dhe Gattuso. Këtu janë disa fragmente nga intervista e tij.

Inter, Juventus dhe Napoli. Cili duket rivali më i komplikuar për Milanin, për sa i përket titullit?

Unë them Juventusi, për dy arsye: sepse si fëmijë kam brohoritur për bardhezinjtë dhe ngaqë ata kanë fituar titullin për 9 vite radhazi. Kur isha i vogël në Afrikë, imazhet e Serie A nuk mbërrinin deri këtu. Ne ishim të lidhur me futbollin francez. Së andejmi na tregonin imazhe të Platini në Itali, kështu që unë u lidha me Juven. Pastaj, jeta më solli në Milano, ku gjeta një familje si dhe një ambient fantastik pune. Milani më dha gjithçka, por mbështetja për Juven mbeti.

A ju kanë befasuar kuqezinjtë?

Pse? Ne po flasim për Milanin, jo për ndonjë skuadër dosido.

Por kaloi një periudhë të gjatë vështirësie…
Po, por prej disa muajsh ka filluar një projekt të saktë, brilant, konkret. Maldini ka merita të mëdha.

Paolo është një njeri i përulur, një kapiten i shkëlqyeshëm dhe një mik i madh. Unë mund të jem i njëanshëm, dakord, por le të flasim për një një person me zemër të pamasë dhe një punëtor të palodhur. Paolo i frymëzon ata që janë pranë tij, iu transmeton besim edhe tani, siç bëri kur luajti. Padyshim është një udhëheqës i shkëlqyeshëm për grupin, i cili di se çfarë duhet bërë për të arritur qëllimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat