Ish-ylli i Liverpoolit: Jam në një vend të errët, po vuaj nga depresioni

Futboll

Ish-ylli i Liverpoolit: Jam në një vend të errët, po vuaj nga depresioni

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:33
Jordan Ibe

Ish ylli i Liverpoolit Jordan Ibe, i cili tani është në radhët e skuadrës së Derbyt që garon në Chamionship-in anglez, është hapur rreth formës së tij të dobët, në të cilën është duke e kaluar anglezi.

25 vjeçari, që është ish lojtar i Liverpoolit, ka bërë vetëm një paraqitje këtë edicion, që prej transferimit të tij tek Derby nga Bournemouthi shtatorin e kaluar, përcjell KosovaPress.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Jordon Ibe tregoi së është duke vuajtur nga depresioni, dhe se kjo është arsyeja rreth formë së tij jo të mirë.

“Dua të ju kërkoj falje të gjithë fansave të mi në mbarë botën. E kam gjetur vetën në një vend të errët, pasi që po vuaj nga depresioni”, tha Ibe.

“Nuk është se jam duke kërkuar vëmendje nga mediat, ose që jam duke e bërë këtë gjë vetëm që ta përmendin emrin tim, por vetëm jam duke kaluar nëpër një kohë të vështirë.

“U falënderohem të gjithëve për përkrahjen dhe mesazhet që mi keni dhuruar. Në përgjithësi kohërat janë të vështira për shkak të pandemisë Covid-19. Kam gjetur mbështetje të plotë tek familja ime dhe tek klubi i Derby Countyt.

“Do të punoj me vetën time dhe do të punoj rreth situatës, ku tani jam 100% i përkushtuar. Jo vetëm për familjen time, e as për shoqërinë e vajzën time, por edhe për vetën”, shkruante në postimin e Jordon Ibe.

Më herët, gjatë kësaj jave, trajneri i Derbyt Ëayne Rooney u pyet rreth situatës së Ibe, ku tregoi që anglezi do të rikthehet këtë javë në seancat stërvitore.

“Ibe kishte një investigim rreth disiplinës së tij, dhe ajo ka përfunduar. Sigurisht që do ta mbajmë këtë gjë brenda klubit. Ai ka humbur shumë seanca stërvitore, dhe ne do të punojmë më shumë me të, në disa seanca të veçanta, vetëm që ai t’i rikthehet formës së tij më të mirë”, tha Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat