Plani i Perezit alarmon FIFA-n

Futboll

Plani i Perezit alarmon FIFA-n

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:38
Plani i Perezit alarmon FIFA-n

Sapo u zbulua plani i presidentit të Napolit, Florentino Perez (nga The Times), erdhi menjëherë paralajmërimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Në komunikatën e institucionit më të lartë të futbollit botëror, dukej qëndrimi pro 6 konfederatave kontinentale, që kundërshtonte projektin e SuperLigës.

Klubet dhe lojtarët që do të tentojnë të marrin pjesë në këtë kompeticion (projekt i klubeve të mëdha në Europë), do të përjashtohen nga çdo aktivitet zyrtar, Kupa dhe Botëror.

Një paralajmërim drejtuar veçanërisht presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, e pas tij klubeve të tjera që synojnë të jenë pjesë e këtij projekti (mes tyre edhe klubet italiane Juve, Inter e Milan).

Sikurse shkruan sot “La Repubblica”, projekti i Florentino Perezit ka si model Euroligën e basketbollit:

5 skuadra të kualifikuara në fushë dhe 15 themelueset e regjistruara, me të ardhura të garantuara 350 milionë euro për çdo shoqëri të përzgjedhur.

Por cilat janë këto 15 “të përzgjedhurat”? Bëhet fjalë për emrat të rëndësishëm të futbollit anglez si United, Liverpool, City, Arsenal, Chelsea e Tottenham; tri spanjollet, Real, Barcelona e Atletico Madrid), tri italianet, Milan, Juventus e Inter; dy gjermanet Bayern e Dortmund); një franceze, PSG.

Ndeshjet do të zhvilloheshin në mesjavë me skuadrat që do të ndaheshin në dy grupe me nga 10 ekipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat