Të freskët nga përplasja direkte në Superkupën e Italisë

Futboll

Të freskët nga përplasja direkte në Superkupën e Italisë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:41
Të freskët nga përplasja direkte në Superkupën e Italisë

Në përvojën e tij në Milano, “Topi i Artë” i vitit 1995 i kryqëzoi rrugët me një legjendë si Paolo Maldini, të cilin e konsideron meritor për sukseset e sotme të kuqezinjve, kryesues të Serie A.

Presidenti i Liberisë sot “skanon” edhe dy trajnerë të dalë nga Milani, si Pirlo dhe Gattuso, të freskët nga përplasja direkte në Superkupën e Italisë: “Andrea e shikoj njësoj si dikur në fushë, ku spikaste si lojtar inteligjent, i zgjuar dhe i përulur. Unë mendoj se lojtarët që menaxhon sot shohin tek ai çfarë ishte kur luante: një talent i aftë për të menduar dhe për të kryer gjëra përtej kufirit të të tjerëve, një faktor që gjeneron respekt dhe admirim.

Në stolin që drejton, te Juventusi, është padyshim një realitet kompleks dhe kërkues, por e përsëris, gjithmonë kam menduar se kjo ishte puna e tij.

Rino Gattuso. Një djalë i artë, i zgjuar, vigjilent, i vendosur, me një mentalitet të shkëlqyeshëm. Bujar, luftëtar, ai që e di se çfarë dëshiron dhe si ta marrë atë.

Gjithashtu, një adhurues i futbollit të mirë. Ai ishte një shkatërrues, që kishte kulturën e futbollit fizik, sepse këtë i kanë kërkuar të bënte. Por, Gattuso gjithmonë e ka dashur futbollin e mirë; gjithmonë ka pasur një mentalitet fitues. Kjo është ajo që duket se dëshiron të transmetojë te skuadrat e tij, tani që është trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat