Flet edhe për Strakoshën

Futboll

Flet edhe për Strakoshën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:43
Flet edhe për Strakoshën

Më në fund! Vedat Muriqi mund të marrë lirisht frymë në Itali duke heshtur kritikat e shumta.

Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte golin e parë te Lacio, që rezultoi si goli i kualifikimit për në turin tjetër të Kupës pasi mundën në shifrat 2-1 Parmën.

Vlerësime të mëdha erdhën nga trajneri Inzagi për Muriqin, duke e cilësuar golin e tij si të një sulmuesi të vërtetë. Gjithashtu nuk ka munguar duartrokitja edhe për Thomas Strakoshën për reagimet e bëra në 45 minutat e dytë të takimit.

“Këto janë ndeshje të vështira. Pjesën e parë e mbyllëm vetëm me një gol, në pjesën e dytë kishim Strakoshën që ishte i mirë, më pas kemi marrë një gol që duhet të rishikohet. Për fatin e mirë ishte Muriqi që mbylli ndeshjen dhe tani shkojmë në çerekfinale me shumë besim.

Është një djalë që arriti vonë në grumbullim, u infektua me COVID dhe kjo e penalizoi së tepërmi. Në këto ditët e fundit është duke u stërvitur mirë, gjithmonë duke u përmirësuar dhe ndaj Parmës shënoi një gol si sulmues i vërtetë”, u shpreh Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat