Odegaard arrin marrëveshje me gjigantin anglez

Futboll

Odegaard arrin marrëveshje me gjigantin anglez

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:49
Odegaard arrin marrëveshje me gjigantin anglez

Martin Odegaard është në prag të bashkimit me klubin nga Liga Premier, Arsenali, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Norvegjezi ka filluar vetëm pesë ndeshje për gjigantët spanjoll këtë sezon pasi u kthye nga një periudhë huazimi e suksesshme në Real Sociedad.

Odegaard lulëzoi nën menaxhimin e Imanol Alguacil, i cili shpresonte që mesfushori të qëndronte te baskët, por 22-vjeçari u tërhoq nga huazimi në fund të sezonit të kaluar me kërkesë të trajnerit Zinedine Zidane.

Mesfushori kreativ u pa si një lojtar që do të freskonte lojën e mesfushës nga Zidane, por mundësitë kanë qenë të pakta dhe lojtari pritet të largohet.

Raportet e mediave këtë javë sugjeruan që mesfushori ka kërkuar një lëvizje tjetër huazimi për të siguruar më shumë kohë në fushën e lojës.

Një rikthim te Sociedadi shihej si favorit për të ndodhur, por si duket lojtari preferon kalimin në kampionatin anglez.

Sipas mediumeve El Confidencial, El Diario dhe AS, Sociedadi ka humbur garën ndaj Arsenalit të Mikel Arteta në garën për të nënshkruar me Odegaard.

Këto mediume shtojnë se londinezët kanë rënë dakord me Real Madridin për një marrëveshje huazimi gjashtë-mujore në stadiumin Emirates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat