Ramadani, optimist para ndeshjes me Prishtinën

Futboll

Ramadani, optimist para ndeshjes me Prishtinën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:27
Ramadani, optimist para ndeshjes me Prishtinën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit tonë.

Të shtunën e 23 janarit, duke filluar nga ora 11:50, Drita dhe Prishtina do të ndeshen në stadiumin “Mardan” të qytetit bregdetar turk Antalia në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, për fazën zyrtare të Prishtinës, “prishtinasfc.com”, e vlerësoi maksimalisht këtë takim.

“Për takimin e Superkupës do të angazhohen futbollistët që janë në formën më të mirë dhe ata që kanë treguar paraqitje të mira në stinorin vjeshtor. Të gjithë janë gati, nuk kemi asnjë lëndim qoftë edhe të vogël. Për ndeshjen ndaj Dritës i kemi dy mungesa, Gauthier Mankenda dhe Otto John, që nuk janë pajisur me viza. Ua kemi lënë një program që të përgatiten sa më mirë. Mungesat pres që t’i kompensojmë.

Për takimin me Dritën luhet për trofe dhe luftojmë për, fitore. Mirëpo në asnjë moment nuk kemi hequr nga përgatitjet fizike dhe nga stërvitjet e rënda pasi Superkupa është vetëm një ndeshje dhe kampionati i gjatë. Gjithsesi e vlerësojmë në maksimum dhe me dëshirë të madhe synojmë ta fitojmë Superkupën”, ka deklaruar Zekirija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat