Sulmuesi Jamie Vardy do t’i nënshtrohet një operacioni

Futboll

Sulmuesi Jamie Vardy do t’i nënshtrohet një operacioni

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:30
Jamie Vardy

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy do të jetë jashtë fusahve për disa javë, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni rreth problemit të tij të vazhdueshëm në kofshë.

Kështu ka konfirmuar edhe menaxheri i ‘Dhelprave’  Brendan Rodgers; “Vardy nuk mund të vazhdojë të luaj me dhimbje, sezoni është i gjatë, kështu që do të ketë kohë për ndikim të tij pas rikthimit”, tha shefi i Leicester.

Tutje, Rogders shpjegon se klubi ka qenë duke monitoruar atë gjatë muajve të fundit. “Operacioni do t’i ndihmojë atij të rikuperohet si duhet”, përfundoi ai.

Leicester për momentin janë në vendin e tretë në Premierligë dhe ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë ndaj Evertonit.

James Vardy është njëri nga lojtarët me më së shumti gola në ligë këtë sezon, ku ka shënuar 11 sosh dhe ka asistuar pesë herë për bashkëlojtarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat