Rashica në shitje, Werderi ia ul ndjeshëm çmimin

Futboll

Rashica në shitje, Werderi ia ul ndjeshëm çmimin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:31
Rashica në shitje, Werderi ia ul ndjeshëm çmimin

Werder Bremeni po shpreson ende ta shes Milot Rashicën gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi gjerman thuhet se ka ulur edhe çmimin për sulmuesin kosovar, vetëm për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Werderi kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën, mirëpo tani klubi gjerman do të pranojë ofertë edhe prej 15 milionë eurove.

24-vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Për Rashicën interesim kishin shprehur skuadra si Bayer Leverkuseni, Leipzigu dhe Aston Villa.

Këtë sezon Rashica ka luajtur në shtatë ndeshje në Bundesliga duke dhuruar një asistim.

Ai është pjesë e Werderit që nga vitit 2018-të kur u transferua nga Vitesse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat