Pioli: Nuk mendojmë për derbin

Futboll

Pioli: Nuk mendojmë për derbin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:35
Pioli: Nuk mendojmë për derbin

Pas fitores ndaj Kaljarit 0-2, Milani do të zbresë në fushën e blertë nesër ndaj Atalantas në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:00. Tekniku I Milanit, Stefano Pioli, ka folur në konferencën për shtyp duke prezantuar këtë sfidë:

Atalanta – “Atalanta është një skuadër e fortë dhe duhet t’i bëjmë komplimente, pasi kanë dy vite në Champions dhe janë duke bërë një punë të mirë. Nesër do të demonstrojë kualitetet që ka dhe do të jetë një ndeshje fizike.”

Manxukiç – “Është përfshirë shumë mirë pasi e njeh mjaft mirë kampionatin. Në nivelin fizik është mirë, por është e dukshme që nuk ka ritëm. Është i gatshëm për nesër.

Ibrahimoviç dhe Manxukiç së bashku – “Është një mundësi. Manxukiç duhet të gjejë më shumë ritmin, por nuk erdhi tek Milanin me idenë se mund të luajë së bashku me Ibrën në formacion.”

Derbi ndaj Interit – “Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, sapo të përfundojmë do t’a mendojmë Interin. ”

Interit apo Juventusit i trembeni – “Ne duhet të shohim vetëm nga vetja dhe të përmirësojmë veten, në çdo performancë ekziston mundësia e përmirësimit të diçkaje. Në Kaljari kemi luajtur një nga sfidat më të mira në një nivel teknik, nëse bashkojmë intensitetin dhe teknikën do të kemi më shumë shanse për të fituar. Janë shtatë skuadra kush do të luftojë për titullin dhe zonën Champions, ne vazhdojmë të përmirësohemi për të bërë performancë cilësore dhe me intensitet.”

Tomori – “Është një djalosh që ka agresivitet, shpejtësi, dhe e kam parë vetëm në video, por impresionet janë pozitive. Duhet t’a njohim mirëdhe t’i japim kohën e duhur për t’a përfshirë në mekanizmat tanë.”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat