Llapi u ballafaqua me rusët, ky është rezultati

Futboll

Llapi u ballafaqua me rusët, ky është rezultati

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:06
Llapi u ballafaqua me rusët, ky është rezultati

Trajneri Tahir Batatina po e përcjell me vëmendje formën e secilit lojtar dhe synon që ta komponojë një ekip sa më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra e futbollit Llapi  nga Podujeva, po përgatitet në Turqi dhe po zhvillon edhe miqësore me skuadrat nga shtetet e ndryshme.

“Skuadra e Llapit është mposhtur nga skuadra ruse e Tom Tomsk-ut, me rezultat 2-0 me dy golat e pësuar në pjesën e dytë, saktësisht gjatë minutave 56 e 86.

Futbollistët tanë ishin më të mirë gjatë pjesës së parë gjatë së cilës shpërdoruan edhe tre raste për gol. Fillimisht ishte një pasim i Hysenit që për pak centimetra nuk arriti ta gjej mirë të vendosur Veliun në zonë, më pas ishte Arbnor Ramadani i cili me goditje të fuqishme jashtë zonës nuk arriti ta mposht portierin vendas dhe rastin më të mirë gjatë kësaj pjesëloje e pati Veliu i cili ballë për ballë me portierin nga një pozitë e volitshme për gol, gjuajti drejt e në duart e tij.

Në pjesën e dytë, trajneri Tahir Batatina zëvendësoi pothuajse pjesën dërrmuese të futbollistëve, kurse edhe këtë ndeshje nuk u paraqitën të lënduarit Haliti e Sava.
Formacioni startues i Llapit:
1. Marijan Coric – 25. Ardit Peposhi (3. Amir Hossari – 46'), 23. Kushtrim Shabani /C/, 5. Elvis Prençi, 8. Benjamin Emini – 17. Arbnor Ramadani (21. Alban Ramadani – 68'), 37. Engjëll Hoti (15. Lis Behrami – 74'), 7. Mentor Zhdrella (20. Edon Zeqiri – 57'), 10. Valmir Veliu (19. Gentrit Begolli – 67'), 22. Kastriot Selmani (18. Edon Sadriu – 46') – 11. Muhamet Hyseni (77. Adonis Aliu – 57')”, njofton FC Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat