Naim Kodraliu - futbollist dhe ushtar i dalluar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës  

Futboll

Naim Kodraliu - futbollist dhe ushtar i dalluar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës  

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:55
Naim Kodraliu - futbollist dhe ushtar i dalluar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës  

Futbolli, sporti në përgjithësi dhe çdo sferë tjerë që frymonte shqip në Republikën e Kosovës, në fillim të viteve të 90-ta, u sulmuan me të gjitha forcat nga makineria e regjimit kriminal serb! 

Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga pushtuesi serb, ndërsa punëtorët u dëbuan nga puna, shkollat dhe Universiteti u mbyllën nga dora gjakatare serbe. 

Sportistët si asnjëherë të unifikuar, vendosën që në stinorin vjeshtor të vitit 1991, të startojnë me Kampionatin e pavarur të Republikës së Kosovës, në të gjitha disiplinat sportive, duke i ndarë një herë e përgjithmonë rrugët me klubet ish jugosllave dhe me klubet e Serbisë.

Naim Kodraliu i takon Gjeneratës së Republikës. Ai fillimisht ka luajtur si mbrojtës, pastaj si sulmues, duke iu bashkuar klubit të futbollit me renome Elektroekonomia nga Kastrioti (sot KEK-u), në vitin 1995-1996, qysh si 19-vjeçar, u paraqit në formacionin e skuadrës së parë. 

Kodraliu edhe si i ri në moshë, asnjëherë nuk iu tremb qerpiku i syrit nga regjimi serb, por lozte me krenari në vitet e 90-ta në kuadër të garave të Republikës së Kosovës. 

Ai, si mijëra sportistë tjerë shqiptarë, u angazhuan maksimalisht dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës, në kushte të vështira, si në ara dhe fusha të improvizuara, edhe aty të përndjekur, të rrahur dhe ndonjë edhe i arrestuar nga milicia e regjimit serb. Kodraliu, përveç si futbollist i dalluar, në vitin 1998 iu bashkua radhëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) në Zonën e Shalës.

Ai krahas si futbollist, veshi uniformën e UÇK-së dhe me pushkë në dorë e luftonte pushtuesin serb.

Kodraliu sot ndihet krenar që edhe në fushën e futbollit edhe me uniformë e luftoi okupatorin serb dhe këtë e ndjente si obligim kombëtar, në mbrojtje të atdheut.

Sot është trajner i KEK-ut, njihet për qetësi dhe burrë i fjalës, që gëzon respekt në opinionin e gjerë jo vetëm sportiv. Të paktë janë ata si Kodraliu, edhe futbollist edhe luftëtar kundër okupatorit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat