El Shaarawy nesër testet mjekësore të Roma

Futboll

El Shaarawy nesër testet mjekësore të Roma

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:30
Stephan El Shaarawy

Raportohet se Roma ka caktuar orarin për teste mjekësore të Stephan El Shaarawy, i cili pritet të rikthehet në Atdhe nga Kina përsëri

Sky Sport Italia ka raportuar që italiani pritet të rikthehet nga Shanhai Shenhua dhe do të bëjë testet mjekësore në kryeqytetin italian nesër.

28 vjeçari u largua nga Roma në korrik të vitit 2019 por ai raportohet që ka një klauzolë në kontratën e tij që lejon atë të largohet nga skuadra e Super Ligës Kineze para se t’i skadojë kontrata në qershor të vitit 2022.

El Shaarawy ka luajtur 139 ndeshje dhe ka shënuar 40 gola për La Lupa derisa ka luajtur edhe për Genoan e edhe për Milanin në Serie A.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat